Mësimdhënësit të zhgënjyer: Me ligji e ri na u rritën pagat veç 50 euro më shumë – FOTO DËSHMI

- Advertisement -

Janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.

- paragrafi 1 -

Por jo pak mësimdhënës janë shprehur të zhgënjyer me pagën që ju ka dalë sot me rritje, bazuar në ligjin e ri.

- Advertisement -

Një mësimdhënës nga gjimnazi i Ferizajt në kushte anonime ka treguar për Albanian Education se nga muaji i kaluar neto ka marrë veç 50 euro më shumë.

Ai sot ka treguar se paga neto me rritje i ka dalë 562 euro, çka ka treguar me fakte.

- Advertisement -

Mësimdhënësi ka treguar edhe ddëshminë ku shihet se pa hyrë në fuqi ligji i pagave ka marrë pagë neto 513 euro, shkruan Albanian Education.

Albanian Education do të vazhdojë të publikojë të gjitha ankesat që vijnë nga mësimdhënësit. (Albanian Education)