“Mësimdhënësit të pensionohen në moshën 60-vjeçare”

- Advertisement -

Mësimdhënësit në Kosovë pensionohen në moshën 65-vjeçare.

- paragrafi 1 -

Edhe portali ynë AlbanianEducation.net çdo ditë thuajse publikon lajme ku njofton për pensionim të mësimdhënësve nga shkolla të ndryshme të vendit.

- Advertisement -

Për pensionimin e tyre zakonisht organizohen ahenge nga shkollat dhe ju ndahen mirënjohje për kontributin në edukimin e gjeneratave në arsim.

Por, një fakt tejet i dhimbshëm është se numër jo i vogël i mësimdhënësve ballafaqohen me sëmundje të ndryshme dhe mezi ia dalin të japin mësim deri në moshën 65-vjeçare, ndërsa ka jo pak që nuk e gëzojnë pensionimin për shkak se ndërrojnë jetë.

Albanian Education.net ka realizuar një anketë ku ka shtruar pyetjen:

- Advertisement -

Në cilën moshë duhet të dalin mësimdhënësit në pension: 65, 60 apo 55?

56% e lexuesve tanë janë përgjigjur në opsionin se mësimdhënësit duhet të pensionohen në moshën 60-vjeçare, 37% e lexuesve janë përgjigjur në moshën 55 vjeçare kurse 7% në moshën 65 vjeçare.