“Mësimdhënësit të pensionohen në moshën 60-vjeçare, e jo 65”

- Advertisement -

Mësimdhënësit në Kosovë pensionohen në moshën 65-vjeçare.

- paragrafi 1 -

Edhe portali ynë Albanian Education.net çdo ditë thuajse publikon lajme ku njofton për pensionim të mësimdhënësve nga shkolla të ndryshme të vendit.

- Advertisement -

Për pensionimin e tyre zakonisht organizohen ahenge nga shkollat dhe ju ndahen mirënjohje për kontributin në edukimin e gjeneratave në arsim.

Por, një fakt tejet i dhimbshëm është se numër jo i vogël i mësimdhënësve ballafaqohen me sëmundje të ndryshme dhe mezi ia dalin të japin mësim deri në moshën 65-vjeçare, ndërsa ka jo pak që nuk e gëzojnë pensionimin për shkak se ndërrojnë jetë.

Albanian Education.net ka realizuar një anketë ku ka shtruar pyetjen: A do të duhej që mësimdhënësit të pensionohen në moshën 60-vjeçare, e jo në 65 siç është sot?

- Advertisement -

94% e lexuesve tanë janë përgjigjur në opsionin ‘PO’ se mësimdhënësit duhet të pensionohen në moshën 60-vjeçare, kurse 6% e lexuesve janë përgjigjur ‘PO’.