Mësimdhënësit të dyshuar për sulmin seksual ndaj nxënëses në Deçan i sekuestrohet telefoni

- Advertisement -

Një mësimdhënës nga Deçani po dyshohet se ka kryer një sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur.

- paragrafi 1 -

Ai është arrestuar e aktualisht gjendet në ndalim për 48-orë, përderisa Prokuroria Themelore në Pejë është duke e përgatitur edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në fjalë. Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

- Advertisement -

Nikçi ka treguar se prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje.“Prokurori ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit” – ka thënë dje ai.

Në anën tjetër, mësimdhënësi është suspenduar edhe nga puna.Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka konfirmuar se rasti ka ndodhur të premten.

“Është një rast që na ka tronditur për nga natyra për shkak të respektit që e kanë pasur banorët për atë mësimdhënës, dhe nuk e di çka ka mujtë m’i ndodhë. Mirëpo është rast që na ka tronditur të gjithëve” – ka thënë Ramosaj.

- Advertisement -

Kryetari ka theksuar se menjëherë pas raportimit është marrë masa për suspendimin e mësimdhënësit deri sa të verifikohen procedurat e hetuesisë.

Ai ka bërë të ditur se drejtori i shkollës dhe drejtori i Arsimit e kanë denoncuar mësimdhënësin.