“Mësimdhënësit shembull i përkushtimit të pazëvendësueshëm atdhetar”

- Advertisement -

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, mbesin shembull i përkushtimit të pazëvendësueshëm atdhetar.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Sot, me rastin e rifillimit të mësimit, takova personelin arsimor, i përgëzova dhe urova sukses në mësimdhënie, po ashtu urova nxënësit për suksese në mësime.

Arsimi ishte dhe mbetet prioritet imi. Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, mbesin shembull i përkushtimit të pazëvendësueshëm atdhetar, ndër gjenerata, ashtu siç ishin për të gjithë neve si dëshmitar të historisë tonë të re.

- Advertisement -

Respekt i pakufishëm për mësimdhënësit. Uroj që greva të mos ketë më arsye të përsëritet. Suksese!