E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“Mësimdhënësit s’do të marrin paga as në nëntor”

- Advertisement1-

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Agim Veliu ka reaguar në drejtim të vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Veliu tha se “Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë.

- Advertisement -

Sipas tij, pasi ndodhi greva në sektorin publik, kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit.

“Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” karshi mësimdhënësve.Ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje”,tha Agim Veliu, transmeton lajmi.net.

Tutje ai tha se në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e “mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik”, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor.

“Pagat e tyre do të jenë peng i bankave, duke paguar dy këste të kredisë e me kamata ndëshkuese.Prandaj, më shumë se kurrë nevojitet reagim dhe presion opozitar e qytetar mbi qeverinë e mashtrimit që pagat e mësimdhënësve të procesohen menjëherë”,shtoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...