E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësimdhënësit nuk paraqiten nëpër shkollë, ani se pushimi u përfundoi më 15 gusht

- Advertisement1-

E në funksion të kryerjes së përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor, pjesa më e madhe e mësimdhënësve nuk po paraqiten në vendet e tyre të punës.

Nga pesë shkolla të kryeqytetit sa i vizitoi ekipi i KOHËS në mëngjesin e së martës, ka hasur vetëm në tre mësimdhënës që ishin në vendin e tyre të punës, ani se pushimi u ka përfunduar më 15 gusht.

- Advertisement -

E njohës të çështjes së arsimit shprehin vërejtjen se përgatitjet për mësim para fillimi të viti shkollor nuk bëhet fare, ndërkaq për këtë fajësojnë menaxhmentin e shkollave

Vetëm tre mësimdhënës i ka hasur ekipi i KOHËS mëngjesin e së mërkurës në vizitat që i ka realizuar në pesë shkolla të kryeqytetit. Sallat e mësimdhënësve në këto institucione arsimore ishin kryesisht të zbrazura, ani se pushimi për ta përfundoi më 15 gusht.

Sipas Ministrisë së Arsimit, mësimdhënësve u lejohet që ta shfrytëzojnë të drejtën për pushim të paraparë me Ligjin e Punës, nga 15 korriku deri më 15 gusht. E që pas kësaj data, ata parashihet se duhet të paraqiten në objektet shkollore, për të bërë planifikimet dhe përgatitjet profesionale për vitin e ri shkollor.

E Betim Sylejmani, drejtori i gjimnazit Sami Frashëri, thotë se këto përgatitje, mësimdhënësit mund t’i bëjnë edhe nga shtëpia.

“Pushimi është një muaj, 15 korrik-15 gusht, por ka raste pas 15 korrikut mësimdhënësit paraqiten në punë për nevoja të ndryshme siç është konkursi për pranimin e nxënësve, apo ndonjë punë tjetër e cila paraqitet gjatë pushimit.

Përndryshe mësimdhënësit paraqiten pas datës 15 gusht në shkollë, i kryejnë detyrat e tyre e përgatitjet e nevojshme dhe gjithsesi takimet që mbahen nga shkollat”, ka thënë Sylejmani.

- Advertisement -rrrrrrr

Mungesën e paraqitjes së mësimdhënëseve, nga menaxhmenti i disa shkollave e arsyetuan me pamundësinë e daljes në vende të punës, si rrjedhojë e renovimeve që po bëhen në objekte.

Por ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, thotë se përgatitjet për mësim para fillimi të viti shkollor nuk bëhet fare, e për këtë i fajëson institucionet arsimore për keq organizim. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...