E martë, 25 Shkurt, 2025

Mësimdhënësit: “Nuk kemi mundësi financiare të shkojmë në deti”

- Advertisement1-

Këto ditë në Kosovë e Shqipëri janë tejet të nxehta, ku temperaturat po shkojnë afër 40 gradë celsius.

Dhe për t’u freskuar sadopak qytetarët përveç pishinave, po shkojnë edhe në deti.

- Advertisement -

Por jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë financiare që të shkojnë jashtë vendit për pushime, qoftë në plazhet e bukura shqiptare, në Mal të Zi apo në ndonjë shtet tjetër.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit e saj, ku ka parashtruar një pyetje konkrete për mësimdhënësit: A do të shkoni në deti? – të cilët kanë mundur të përgjigjen në tre opisione: PO, JO dhe ‘nuk kemi mundësi financiare’.

Si janë përgjigjur mësimdhënësit?

49% e mësimdhënësve janë përgjigjur në opsionin “nuk kemi mundësi financiare”, pra nuk mund të shkojnë në pushime jashtë vendit, qoftë në plazhet shqiptare apo në të tjerat.

29% e mësimdhënësve janë përgjigjur në opsionin JO, pra nuk do të shkojnë në deti.

22% e mësimdhënësve janë përgjigjur në opsionin PO, pra do të shkojnë në pushime, qoftë në Shqipëri apo ndonjë shtet tjetër.

- Advertisement -rrrrrrr

Vlen të ceket se nëse bëhen bashkë dy opsionet JO ddhe “nuk kemi mundësi financiare”, i bie që 78% e mësimdhënësve nuk do të shkojnë në pushime këtë vit.

E sigurisht, pagat e vogla që marrin dhe rritja enorme e çmimeve bëjnë që jo veç një pjesë e mësimdhënësve por edhe shumë qytetarë të tjerë që punojnë qoftë në sektor publik apo privat e kanë të vështirë të bëjnë një pushim jashtë vendit. /AlbanianEducation.net.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...