Mësimdhënësve të Vushtrrisë iu ofruan kontrata të reja nga Drejtoria e Arsimit, por disa nga ta refuzuan duke iu referuar mungesës së bazës ligjore, sipas SBASHK-ut.
Drejtoria Komunale thotë se kontratat janë të ligjshme dhe në përputhje me legjislacionin aktual.
Njohës të fushës vlerësojnë se ndryshimet nuk cenojnë punën e mësimdhënësve.
Sindikalistët i kanë bërë thirrje edhe komunave të tjera të mos aplikojnë kontrata të ngjashme pa bazë ligjore. /KlanKosova