E enjte, 16 Janar, 2025

Mësimdhënësit në Maqedoni pagën e shtatorit do ta marrin me 15% rritje

- Advertisement1-

Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni tê Veriut, Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh rritjen e pagave të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator, njoftuan nga Ministria e Аrsimit dhe Shkencës.

Ministri i Аrsimit Jeton Shaqiri tha se ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë të jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses.

- Advertisement -

“Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%”, ka deklaruar ministri Jeton Shaqiri.

Gjithashtu i kënaqur ndihet edhe kryetari i SASHK-ut, Nedellkov i cili theksoi se vetëm me mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet Hafize Gjonbalaj Berisha, sekretare e shkollës “Bajram Curri” në Sllatinë

Është pensionuar Hafize Gjobalaj Berisha, sekretare e shkollës "Bajram Curri" në Sllatinë të Fushë...

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Shkolla “Mushnikova” në Prizren mban ligjëratë për Masakrën e Reçakut

Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën "Mushnikova" në Prizren...

Nga Asllan Bajrami: Si të ngrisim cilësin në arsim?

Mendoj që shkolla , menaxhmenti dhe stafi mbështetës luajn rolin kyq dhe primar në...