E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësimdhënësit në Kosovë duan të rritet paga e tyre në 950 euro, ashtu si ndodhi me kolegët e tyre në Shqipëri

- Advertisement1-

Duke nisur që nga muaji gusht, në xhepat e rreth 30 mijë mësuesve në Shqipëri do të ketë më shumë para me reformën e pagave.

“Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri në 40% për 4 vite. Vërtet motivuese për mësuesit e cila shkon në 950 euro mesatarisht, ndërsa rritja në vlerë pagese do të jetë 180 euro mesatarisht”, tha në një intervistë për Top Channel, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

- Advertisement -

Ndërsa mësimdhënësit në Shqipëri do ta nisin vitin e ri shkollor më të motivuar pasi do kenë kuletën e tyre më të mbushur, njëjtë nuk ndodh me mësimdhënësit në Kosovë.

Ata janë të pakënaqur me pagat që marrim, por edhe pse SBASHK po kërkon të rriten pagat në arsim, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Gazeta Online AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë për t’i pyetur lexuesit që shumica janë mësimdhënës; se a duhet të rritet në 950 euro paga edhe për mësimdhënësit në Kosovë?

Ashtu siç pritej mësimdhënësit duan që paga e tyre të rritet ashtu si kolegëve të tyre në Shqipëri, dhe të bëhet 950 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...