E premte, 20 Shtator, 2024

“Mësimdhënësit janë goditur, vlera e koeficientit të jetë 120 euro”

- Advertisement1-

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se procedura e miratimit të ligjit për koeficientit ka shumë shkelje dhe mangësi si në substance ashtu edhe në përmbajtje.

Shala ka pyetur se sa do të jetë paga minimale reale, e po ashtu sa do të jetë edhe koeficioneti.

- Advertisement -

Sipas tij, PDK-ja ka dalë me qëndrim minimal për koeficientin që do të duhej të jetë 120 euro.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë tashmë më qëndrim minimal që koeficienti do të duhej të jetë 120 euro, jo që është rritje por është vlera reale bazuar në rrethanat ekonomike dhe mbëshetur në shkallën e lartë të inflacionit”, tha ai.

Shala theksoi se me miratimin e ligjit për koeficientit goditet një pjesë e sektorit të drejtësisë, sektori i sigurisë dhe niveli i arsimit.

“Kërkojmë që minimum i kësaj të diskutojmë 120 e tutje në të kundërtën do të kemi shkallë të lartë të pakënaqësive dhe ankimimeve sepse këtu goditet një pjesë e mirë e sektorit të drejtësisë, sektori i sigurisë po thuajse në të gjitha nivelet për kundër kalkulimeve të disa kategorive të degraduara, do të goditet edhe niveli i arsimit”, u shpreh Shala.

Tutje, ai ka thënë se është e pakuptueshme se si presim përmirsim në cilësinë e arsimit nëse i godasim në paga mësimdhënësit.

“Është e pakuptueshme se si presim përmirësim të cilësisë në arsim nese ne i godasim në paga, se si presim reformë nënsistemin e arsimit nese e godasim ne në kuadrin professional “, deklaroi Shala.

- Advertisement -rrrrrrr

“Grupi jonë parlamentar kërkojmë që baza e këtij debate për koeficientin të jetë 120 e tutje”, shtoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...