E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mësimdhënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” bojkotojnë mësimin, drejtoresha e kontestuar paralajmëron masa disiplinore

- Advertisement1-

Ndonëse shkuan për të mbajtur mësim si zakonisht, nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë sot u kthyen në shtëpi pasi, mësimdhënësit bojkotuan procesin në shenjë revolte ndaj drejtoreshës së re të emëruar në këtë shkollë. Ndërkohë që edhe nxënësit po mbështesin profesorët e tyre.


Profesorët po pretendojnë se Fahrije Ratkoceri është emëruar jashtëligjshëm. Ndërkohë që një profesor dhe zëvendësdrejtori i gjimnazit, Ibush Llapashtica dhe Daut Selimi kishin qenë kundërkandidatë të saj në konkursin e shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë.

- Advertisement -

Krejt kjo nuk po vlerësohet të jetë ndonjë problem nga drejtoresha e re, e cila deri më tash kishte udhëhequr “Shkollën Model”.

Sipas saj, këtu bëhet fjalë për një pakënaqësi të vetëm katër apo pesë mësimdhënësve, të cilët siç thotë ajo, po ndikojnë edhe te kolegët e tyre. Teksa paralajmëron masa për profesorët që nuk do t’i kthehen procesit mësimor.

“Është një pakënaqësi që po e paraqesin disa mësimdhënës, por jo nxënësit. Sot, më erdhi keq që mësimdhënësit i larguan nxënësit nga klasat e tyre. Edhe, që në orën e parë, nxënësit ishin të gjithë në klasa dhe prisnin mësimdhënësit e tyre. Mësimdhënësit e tyre, disa, jo të gjithë, nuk shkuan në orët e tyre, me arsyen që nuk e duan drejtorin. Do të thotë, duan të qëndrojnë pa drejtor. Në anën tjetër… ky nuk është problem, nuk e quaj problem unë. Zgjidhja është që mësimdhënësit të shkojnë në orë. Nëse nuk shkojnë në orë, zyrtarët komunalë janë këtu, merren masa… dhe zbatojnë kontratën që është në dispozicion e që e kanë nënshkruar vet”, tha ajo.

Ratkoceri thotë pse bojkotimi i mësimit nga ana e mësimdhënësve është padrejtësi karshi nxënësve, ku nga këta të fundit shton se është pritur mjaft mirë.

Ardhja e saj në krye të gjimnazit “Sami Frashëri” siç thotë ajo, është bërë duke ndjekur të gjitha procedurat e parapara. Teksa shton se profesorët e gjimnazit po paragjykojnë mënyrën e ardhjes së saj në krye të këtij institucioni arsimor.

“Unë jam që 30 vjet në arsim e qe 20 vjet në menaxhim. Mësimdhënësi e ka për detyrë të zbatojë kontratën që e ka nënshkruar për punën e mësimdhënies. Mua po më vjen keq të hyj këndej, sepse unë nuk merrem me politikë, merrem vetëm me arsim. Këtu po më vjen keq që janë duke rënë pre e 4-5 mësimdhënësve të kësaj shkolle. Arsyeja është se një ndër ta ka qenë edhe kundërkandidat që fare nuk kanë ardhur në intervistë, do të thotë unë nuk kam faj. Janë paragjykime ‘jo është e padrejtë’, ‘është zgjedhur padrejtësisht’, janë instancat dhe institucionet që munden me u marr me këtë. Në anën tjetër, ‘jo ne nuk merremi me këtë se ‘nuk ka shtet as ligj’”, tha ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Profesorët në shenjë pakënaqësie karshi emërimit të drejtoreshës së re kanë nënshkruar edhe një peticion kundër saj, pasi besojnë se ka pasur shkelje të procedurave ligjore. Ndërsa pati mosmarrëveshje edhe mes profesorëve, ku një nga mësimdhënëset e ardhura rishtazi në këtë shkollë kërkonte të mos përfshihej në këtë çështje.

Profesori i Gjuhës Frënge në Gjimnazin “Sami Frashëri”, Ilmi Reqica thotë se krejt këto zhvillime që ndodhën sot ishin spontane. Ndërkohë që thotë se drejtoresha e re, sot kishte pasur një qasje të ashpër ndaj tij.

“Nuk erdhëm për të bojkotuar mësimin, erdhëm për të punuar. Por, kur erdhëm këtu, gjatë një takimi kishin qenë duke biseduar, këshilli i profesorëve, erdh drejtoresha të na përshëndesë dhe menjëherë filloi me shantazhet e saj, unë e përshëndeta dhe fillova me i tregu për çka është kjo farë pune, ajo më tha: ‘shukat ti qaty’. Kam 58 vjet, askush nuk më ka thënë ‘shukat, mbylle gojën’ sepse nuk e kam bërë punën… Në fakt ajo ishte e revoltuar prej dje, sepse unë e prita këtu sepse kam qenë kolegë me të për 5 vjet, i dhashë dorën dhe i thashë: ‘Drejtoreshë je e padëshirueshme në këtë kolektiv. Nuk e di qysh ke guxuar të vish, sepse Napoleon Bonaparta ka thënë ‘kush nuk rrezikon nuk pi shampanjë’. Ti po më duket ke rrezikuar, sepse nuk je e mirëpritur. Dhe, ajo e mori qysh e mori. Por, kur erdh sot dhe më tha ‘shukat’. E ndezi kolektivin dhe të gjithë thanë ‘nuk dëshirojnë të shkojnë në punë me këtë drejtoreshë’”, tha ai.

Profesori Reqica thotë se mësimit nuk do t’i kthehen as nesër.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...