E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësimdhënësit e Vitisë mbesin pa paga, kryetari i Komunës paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave

- Advertisement1-

Mësimdhënësit e komunës në Vitisë janë të vetmit që nuk i kanë marrë ende pagat, siç njoftoi sot Ministria e Financave.

Nga ky institucion pohojnë se kjo komunë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës, duke i lënë jashtë punëtorët e arsimit.

- Advertisement -

Në njoftim të MF-së tutje thuhet se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, MF-ja tha se disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani dhe se Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.

“Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit”, theksohet në njoftim të ministrisë.

Por, mendim ndryshe ka kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai ka thënë se nga MF dje i kanë thënë që të bëjnë transferin dhe se komuna nuk ka të drejtë të bëjë transfer të mjeteve pa vendim të Kuvendit. Ai paralajmëroi se do ta padisin Ministrinë e Financave.

“Presioni i tillë është i gabueshëm dhe joligjor ndaj komunës. Nuk është vendim i drejte, është bankrotim i komunës, nuk kane të drejtë me e ndalë. Qeveria është nënshkruese e kontratës kolektive dhe jo komuna”.

“Do të ndërmarrim hapa, do ta padisim Ministrinë e Financave, deklaroi Haliti për KlanKosova.tv.

Ndërkaq kryetari i SBAShK-ut në Viti, Kemajl Bislimi, u shpreh se kryesia e kësaj sindikate nesër do të takohet me kryetarin Vitia dhe drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, për të sqaruar se ku është ngecja.

- Advertisement -rrrrrrr

“Tek tash pasdite nga njoftimi i Ministrisë së Financave e kemi marrë vesh që komunat tjera i kanë alokuar mjetet”, shtoi Bislimi.

Kujtojmë se shërbyesit civilë kanë reaguar që nga dita e djeshme për mos-marrjen e pagave. Ekzekutimi i mjeteve për ta u bë sot në orët e pasdites.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....