Shkolla “Nazmi Hoxha” në Gjilan ka njoftuar se mësimdhënësit e saj kanë përfunduar me sukses trajnimin për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, duke u certifikuar në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Together we grow, together we succeed. 🌟
Me kënaqësi ju njoftojmë se mësimdhënësit tanë kanë përfunduar me sukses trajnimin për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, duke u certifikuar në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
Ky trajnim forcon bashkëpunimin, rrit cilësinë e mësimdhënies dhe ndërton një kulturë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit në shkollën tonë.
Urime të gjithë mësimdhënësve për përkushtimin, angazhimin dhe punën ekipore!
Drejtoria e Shkollës