Mësimdhënësit e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren realizojnë një foto të përbashkët para fillimit të vitit të ri shkollor

- Advertisement -

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të mësimdhënësve ku kanë biseduar për fillimin e vitit të ri shkollor dhe çështje të tjera, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ata në funs të mbledhjes kanë realizuar edhe një fotografi të përbashkët.

- Advertisement -

Njoftimi:

U MBAJT MBLEDHJA E KËSHILLIT TË MËSIMDHËNËSVE

Sot, në ambientet e shkollës sonë, nën drejtimin e drejtoreshës, znj. Behare Kryeziu u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Mësimdhënësve.

- Advertisement -

Në këtë takim, ku morën pjesë pothuaj të gjithë mësimdhënësit e shkollës, fillimisht e para e shkollës sonë të pranishmit i përshëndeti dhe u uroi për një vit të mbarë e të suksesshëm. Ndërkohë, i njoftoi ata me përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor.

Ajo me këtë rast theksoi investimet në klasa e në shkollë e në veçanti pajisjen e katër klasave me tabela të mençura.

Më pastaj, si zakonisht, u bë ndarja e orëve ndër arsimtarë dhe u caktuan kujdestarët e klasave.

Po ashtu u kërkua nga mësimdhënësit t’i kryejnë obligimet për mbajtjen e mbledhjeve të aktiveve profesionale, plotësimin e shënimeve të nxënësve në databazë, njoftimin e arsimtarëve me programin “Canva”, ku do të sistemohen të gjitha aktivitetet e aktivive të shkollës, si dhe informimin e nxënësve për t’u pajisur me libra sipas katalogut tashmë të shpërndarë.

Krejt në fund u bë një fotografi e përbashkët, e cila shpresojmë të jetë motivim për angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunues për ngritjen e cilësisë në arsim.