Në shkollën “Hasan Prishtina” të premten u zhvillua një punëtori informuese për mësimdhënësit me temën “Autizmi si dukuri në mesin e fëmijëve”, e mbajtur nga psikologu i shkollës, Valdet Plakolli, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë prezantimit, Plakolli sqaroi se autizmi përfshin një spektër të gjerë simptomash dhe sjelljesh, prandaj njihet si Çrregullim i Spektrit të Autizmit (ASD).
Ai theksoi rëndësinë e qasjes së duhur të mësimdhënësve ndaj fëmijëve me autizëm, duke vënë në pah aftësitë dhe zhvillimet e tyre të veçanta.
Mësimdhënësit pjesëmarrës ndoqën me vëmendje prezantimin dhe parashtruan pyetje të shumta, të cilave psikologu iu përgjigj me profesionalizëm.
Punëtoria u realizua me mbështetjen e Institutit EdGuard, të cilit drejtoria e shkollës i shprehu falënderim për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë.
“Falënderojmë Institutin EdGuard dhe trajnerin z. Plakolli për prezantimin mbi kujdesin dhe mbështetjen që mësimdhënësit duhet të tregojnë ndaj fëmijëve me autizëm. Suksese në punën tuaj të mëtejshme!”, – thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.