E hënë, 20 Janar, 2025

Mësimdhënësit do të testohen për pagë më të lartë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të hapet mundësia për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar. Procesi do të fillojë me dy muaj vonesë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) pati premtuar se në qershor do të nisë testimi për mësimdhënësit për t’u pajisur me licencë të avancuar. Por ky proces, që siguron edhe pagë më të lartë, ende nuk ka filluar.

- Advertisement -

Në Ministri të Arsimit kanë thënë për KOHËN se gjatë javës së ardhshme do të hapet thirrja për aplikim, për mësimdhënësit që dëshirojnë t’i nënshtrohen provimit kualifikues.

“Grupi punues tashmë ka finalizuar draftmanualin për licencimin e mësimdhënësve dhe në veçanti për licencën e avancuar. Në fillim të javës së ardhshme do të hapet edhe faqja me të gjitha të dhënat për aplikim. Aplikimi do të bëhet në Platformën e-Kosova. E gjithë kjo në funksion të një sistemi të qëndrueshëm të licencimit për mësimdhënësit”, është thënë në përgjigjen e MASHTI-t.

Provimi për licencë të avancuar fillimisht do të zhvillohet për mësuesit klasorë dhe për ata të lëndës së gjuhës shqipe dhe të matematikës. Në provim do të vlerësohen njohuritë e mësimdhënësve lidhur me lëndën, si dhe aspekti pedagogjik e didaktik i punës.

Sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, zvarritja e këtij procesit i dëmton mësimdhënësit, të cilët duan të avancohen në karrierë.

“Kjo ofron atë kapërcimin edhe në nivel të pagës, por edhe një diferencim në performancë dhe në përvojë në disa kategori të mësimdhënësve. Është i domosdoshëm që të fillojë sa më parë. Unë rikujtoj që licenca e avancuar është njëra në mesin e plot licencave që tashmë i promovon MASHTI dhe nëse mirëzbatohet, do të jetë një incentivë shumë e mirë për një dallim të mirë edhe në pagë”, ka thënë Qehaja.

Për licencën e avancuar mund të aplikojnë vetëm mësimdhënësit të cilët janë të pajisur me licencë të karrierës dhe që kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional.

- Advertisement -rrrrrrr

Ata më pas do t’i nënshtrohen vlerësimit edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Shtatë vjet pasi ta marrin këtë licencë, mësimdhënësit mund të aplikojnë për licencën e përhershme, e cila nuk ka afat kohor dhe nuk ka nevojë për ripërtëritje.

Në Ministri treguan se për licencë të avancuar mund të aplikojnë 750 mësimdhënës, të cilët i janë nënshtruar vlerësimit të performancës, proces i cili është zhvilluar nga viti 2018 deri më 2020, kur është ndërprerë për shkak të pandemisë.

Me Udhëzimin e ri Administrativ, të miratuar në qershor të vitit 2023, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.

Licencën e karrierës mund ta marrë çdo mësimdhënës që kalon me sukses vlerësimin e performancës nga shkolla. Mësimdhënësi vlerësohet nga drejtori i shkollës, nga mësimdhënësit e tjerë dhe nga nxënësit. Kjo licencë ka afat shtatë vjet dhe duhet të ripërtërihet, pasi që mësimdhënësi i mban së paku 100 orë për zhvillim profesional. E pas kësaj, mund të aplikojë për licencë të avancuar. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...