Pa hy në analiza lidhur me grevën e proklamuar nga SBASHK – u, lidhur me arsyeshmërinë ose jo të saj, mendoj se ne si mësimdhënës dhe SBASHK – u do duhej që me dorëzu padi për shpifje ndaj Rron Gjinovcit dhe organizatës ORCA, të cilët që disa herë dalin me deklarata se ,,76 % e nxënësve në Kosovë nuk dijnë shkrim dhe lexim”!
Për me nxjerrë dikush rezultate për një çështje studimore, duhet me realizu pyetësorë, anketa …, e pastaj me konkludu diçka. Kështu edhe kemi vepruar ne gjatë studimeve tona.
Për me konstatu Gjinovci dhe ORCA se në Kosovë kaq % e nxënësve nuk dijnë shkrim dhe lexim, do duhej dikush të zhvillonte testime e vlerësime me të gjithë nxënësit e Kosovës, me i testu secilin se sa e qysh po dijnë me lexu e me shkru, e pastaj me nxjerrë rezultate.
E testime dhe vlerësime të tilla askush nuk ka bë, që dmth deklaratat e tyre janë shpifje.
Pra, ai ose dikush tjetër në Kosovë nuk i ka testu krejt nxënësit që me dal me konstatime të tilla, e ai po del me deklarata ku po i përfshin krejt nxënësit.
Nëse dikush thotë se është bazuar nga rezultatet në Testin PISA, ai dhe të tjerët duhet ta dijnë se atij testimi nuk i janë nënshtruar krejt shkollat e Kosovës e as krejt nxënësit që ne me deklaru shifra me përgjithësime, pasi për atë test janë përzgjedh disa shkolla dhe gjenerata e lindur në xx vitin. Dhe në njërën prej shkollave ku punoj, na patën ra me ju nënshtru PISA – s pak nxënës, konkretisht kanë qenë nxënës të klasës së 9 – të përsëritës dhe disa me nevoja të veçanta arsimore, dhe normal se edhe sikur të ju binin pyetjet më të lehta, ata nuk do përgjigjeshin me sukses, pa harru se në test ka pas kryesisht pyetje kuriozitetesh (njëra ndër to ishte: Si quhet bima e cila rritet në Indi, të cilën nëse elefanti e ha, gradualisht elefanti fillon të tkurret?), pra fare pak ju kanë parashtru pyetje nga përmbajtja e teksteve mësimore.
Poashtu, nuk guxojmë me i thënë një nxënësi që nuk e plotëson testin se nuk di me shkru e me lexu, se kemi shumë raste kur nxënësi di fort mirë shkrim e lexim, por nuk është përgatitur për test dhe merr notë të dobët. Ai merr rezultat negativ, ama nuk guxon dikush ta quaj se nuk di shkrim dhe lexim.
Jo vetëm SBASHK – u, por edhe MASHT – i do duhej të dilte kundër deklaratave të tilla, dhe ne do duhej të ndikojmë tek ato dy institucione që të reagojnë edhe me veprime!
Faleminderit për mirëkuptim!
Valmir Gashi – mësimdhënës në Rahovec