“Mësimdhënësit dëshmuan se edukimi i brezave është mision i shenjtë”

- Advertisement -

Sot u vendos që të pezullohet greva dhe të nis mësimi nga 3 tetori.

- paragrafi 1 -

Deputetja Albena Reshitaj vendimin e mësimdhënësve për fillimin e mësimit e ka vlerësuar lartë duke thënë se mësimdhënësit dëshmuan se edukimi i brezave është mision i shenjtë dhe mbi gjithë interesat tjera.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Nga e hëna fillon mësimi!

Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë mësimdhënësit për vendimin që morën që nga e hëna të fillojë procesi mësimor.

- Advertisement -

Edhe kësaj radhe sikur shumë herë të tjera për gjatë historisë së shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, janë mësimdhënësit ata që dëshmuan se edukimi i brezave është mision i shenjtë dhe mbi gjithë interesat tjera.

Urojmë të mos ketë më arsye për ndërprerje të procesit mësimor.

Mësimdhënësve dhe nxënësve u qoftë një Vit i sukseshëm mësimor!