E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mësimdhënësit ankohen për përkthime të fjalëpërfjalshme nga shqipja në turqisht në tekstet shkollore

- Advertisement1-

Përkthime me gabime përmbajtjesore kanë evidentuar mësimdhënësit në tekstet shkollore për nxënësit që ndjekin shkollimin në gjuhën turke.

Vetëm një javë pas pajisjes me libra, ata kanë shprehur ankesa se me përmbajtje të këtilla u vështirësohet puna.

- Advertisement -

E njëri prej përfaqësuesve të komunitetit turk në Kuvend thotë se përveçse në ato të turqishtes, telashe ka edhe në librat shkollorë në gjuhën boshnjake.

Për vetëm një javë, prejse janë pajisur me libra, mësimdhënës që ligjërojnë lëndë në gjuhën turke evidentuan një mal gabimesh në tekstet që do t’i përdorin për t’i mësuar nxënësit.

Krahas përkthimit të fjalëpërfjalshëm nga gjuha shqipe, ata shprehin ankesa edhe për cilësinë e dobët të librave në turqisht.

Angesa Glloboder, zëvendësdrejtoreshë në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, theksoi se problemet e sivjetme me libra janë vazhdimësi nga vitet e mëhershme.

E si një prej telasheve më të mëdha ajo përmend përkthimin në librat e lëndëve shkencore.

“Kemi shpresuar që këtë vit ato gabime të përmirësohen, por në këtë periudhë shumë të shkurtër njëjavore që e kemi tash kemi mbërritur t’i rishikojmë gabimet dhe për fat të keq, posaçërisht në lëndët shkencore, gabimet janë shumë të mëdha”, ka thënë ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Përveçse me përkthimin, mësimdhënësja e lëndëve të fizikës dhe të matematikës, Ajfer Xhemaili, thotë se librat e këtyre dy lëndëve për klasën e gjashtë kanë edhe gabime përmbajtjesore.

“Nuk është radhitja e njëjtë e kryefjalës, e mbiemrit, e foljes njëjtë si në gjuhë shqipe si në gjuhën turke. Kështu që, fjalia formohet e pakuptimtë. Kam probleme, sidomos për detyrat e shtëpisë, pasi që nuk munde t’u jap ato detyra në shtëpi për t’i bërë, sepse nuk kanë asnjë kuptim. Në përpilim të fjalisë del e pakuptimtë”, ka thënë Xhemaili..

Tekstet shkollore të fizikës dhe të matematikës për klasën e gjashtë janë botim i shtëpisë botuese “Dukagjini”. Nga kjo kompani nuk dhanë sqarime për kritikat e adresuara nga mësimdhënësit.

Enis Kervan, përfaqësuesi i komunitetit turk në Kuvend, thotë të jetë i informuar mbi problemin e cilësisë së dobët të teksteve shkollore në turqisht. Ai ndërkaq potencoi se telashe të ngjashme ka edhe me librat në gjuhën boshnjake.

Përveç kësaj ai e quan shqetësues edhe faktin që një numër i madh i teksteve nacionale mungojnë për komunitetin turk dhe atë boshnjak.

“Kemi probleme me tekstet shkollore nga fusha nacionale, në gjuhën turke dhe gjuhën boshnjake. Deri tani janë 10 tekste shkollore që janë botuar në gjuhën turke, ndërsa në gjuhën boshnjake është më e mirë situata, 25 janë botuar. Kemi mëngut edhe 34 që duhet të bëhen për gjuhën turke dhe diku 22 për gjuhën boshnjake. Për fat të keq, ende nuk e kemi alfabetin në gjuhën turke dhe në gjuhën boshnjake”, ka deklaruar Kervan.

Lidhur me problemin me të cilin përballen mësimdhënësit dh nxënësit nga komuniteti turk, në Ministrinë e Arsimit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...