E martë, 26 Nëntor, 2024

Mësimdhënësi Njazi Hyseni: Jam i zhgëjyer, paga më doli veç 50 euro më shumë

- Advertisement1-

Janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.

Por jo pak mësimdhënës janë shprehur të zhgënjyer me pagën që ju ka dalë sot me rritje, bazuar në ligjin e ri.

- Advertisement -

Njazi Hyseni, mësimdhënës i lëndës së Kimisë në Gjimnazin “Kuvendi i Arberit” në Ferizaj me 15 vjet përvojë pune ka treguar për Albanian Education se nga muaji i kaluar neto ka marrë veç 50 euro më shumë.

Ai sot ka treguar se paga neto me rritje i ka dalë 562 euro, çka ka treguar me fakte.

Mësimdhënësi ka treguar edhe dëshminë ku shihet se pa hyrë në fuqi ligji i pagave ka marrë pagë neto 513 euro, shkruan Albanian Education.

Ai ka shtuar se nuk ka dallime më midis masterit apo bachelorit.

- Advertisement -rrrrrrr

“Gjatë gjithë jetës time, një mësimdhënës me bachelor (180 pikë) që ka disa vite përvoje pune më shumë (mjafton 1 vit më shumë), do të ketë pagen gjithmonë më të lartë se unë (Unë jam Master i Shkencave të Kimisë me 300 pikë).
Po i lëm anash këta me baçelor por më skandal është fakti tjeter që edhe dikush që ka përvojë punë më shumë se unë, por nuk ka hiç fare fakultet të kryer, por ka mbetur si mësimdhënës për shkak të mungesës së kuadrove, ka pagën më të madhe sesa unë.
Në të ardhmen për shkak të mungesës së kuadrove, mundet me apliku në ndonjë pozitë për mësimdhënës dikush, i cili vetëm ka të regjistruar një fakultet në vitin 2000 por kurrë nuk e ka përfunduar dhe ka punuar ndonjë market për 23 vjet, ai person në momentin që pranohet në mësimdhënie do të ketë pagën më të madhe sesa unë edhe pse nuk ka fakultet të përfunduar, ose edhe e përfundon fakultetin pas 23 viteve”, shpreh brengën e tij profesor Hyseni për Albanian Education.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...