E diel, 24 Nëntor, 2024

Mësimdhënësi nga Kaçaniku i zhgënjyer me atë që përjetoi në Ministri të Arsimit – rrëfimi i tij

- Advertisement1-

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra, ka ndarë në profilin e tij në ‘facebook’ një eksperiencë të keqe në Ministrinë e Arsimit që drejtohet nga Arbërie Nagavci, derisa ka provuar të kryej një punë administrative.

Kodra ka treguar se si kur ishte afruar tek zyra në të cilën e kishin drejtuar, s’kishte gjetur asnjë punëtorë në atë zyrë dhe për eksperiencën e keqe më vonë me zyrtarin që do të duhej t’i kryente punë.

- Advertisement -

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Sa ma nalt – aq ma keq!

Dje më rá puna me shkue në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë për me dorëzue nji aplikacion për liçencim si mësimdhanës profesional.

Bashkë me nji mik – profesor, me nga nji krah dokumente me vete iu drejtuem atij institucioni ma të nalt shtetnor që duhet të merret me punët e edukimit mbarëshoqnor.
Në hymje, mbasi i treguem punonjësit të sigurimit se për çka jemi ardhë, ai na orientoi për në katin e dytë, zyrja numër 202/a.

Më bani përshtypje arkitektura e atij objekti i cili nga jasht duket mjaft i bukur, ndërsa në mbrendí ishte nji labirinth i kaladredhtë!

Nejse, hymë në zyrën ku na thanë, shikojmë në katër anët, dhoma e madhe boll – dukej se aty duhej të punonin nja 4-5 veta, por njeri i lemë s’ndodhej në te! Ora ishte rreth 11:00 paradite.

- Advertisement -rrrrrrr

Kthehemi në korridor e futem në nji derë tjetër ku e pyes nji grue që punonte aty se a janë kund ata të zyres 202/a. Na tha se mund të jenë në ndonji trajnim, apo në punëtorí!

U habita kur ndëgjova fjalën ‘punëtorí’! Nuk e kisha idenë se në çfarë lloj punëtorie mund të ishin ata të Ministrisë së Arsimit.

Kur, qe nji burrë që po del prej nji zyre tjetër; iu drejtuem me mirësjellje e pyetëm edhe atë për peronelin e zyrës 202/a. Edhe ai na tha se ndoshta ndodhen në ndonji trajnim apo në punëtori!

Dikur tha, prit se p’e thirri në telefon. E pyeti se ku je, dhe i tregoi se po e presin dy profesorë për punë liçensash. Mandej u nis për tek nji zyrë tjetër (në të njejtin kat gjithnji), çeli derën, futi kryet mbrenda tue lanë trupin jasht, e po flet me dikend. “Hajde se po të lypin palët, çou e shko në zyre!”… Na prej jashtit e ndigjojmë hungërimën refuzuese të atij mbrenda, por fjalët s’un ia kapim. “Çou more, hajde dil mâ, se qetu janë”, i tha për s’dyti e për s’treti herë, burri që po mundohej me na ndihmue me krye punë, dhe dikur mbylli derën e shkoi në punë të vet me mjaft nervozitet.

Na mbetëm jasht dhe po e këqyrim shoqishoin me habinë që po na zgjatë qe s’di sá vjet pa ja dá. Ky, me hesap s’e ka njet me dalë, po i them shokut, po i hyjmë mrena tash na… Miku jem ma i duruem, tha ta presim edhe pak.

Dikur duel ai far tipi. As s’na këqyri, as s’na përshëndeti; veç heci me kryet teposht sikur na të mos ishim aty, dhe hyni në zyre të vet, e msheli derën! Iu flugëm mas, shtyna derën, u mundova të mos e humbas mirësjelljen, e përshëndeta e i tregova pse kemi ardhë.

– Nuk kam vakt sod – tha, se i kam do punë!

– Po na i kemi gati krejt dikumentet, të plotësueme, veç kemi m’i dorëzu te ju, – i thash, kemi ardhë prej Kaçanikut.
– Ani, leni qaty pra, – dhe bani me dorë drejt nji tavoline të vogël e cila ndodhej si mjedis të dhomës, ku kishte pas edhe shum letra tjera, dhe shtoi: Shkrune n’qat fletore qi po i dorëzoni.

I làm dokumentet ku na tha ai, dhe e plotësuem librin zyrtar të protokollit që duhej ta plotësonte ai!

-Kam edhe nji punë, – i thash, mund të ma jepni liçencën e dikujt që më ka porositun me marrë, mbasi ka thanë se e keni gati?
– Jo, – tha, nuk kam kohë tash!

Dolëm. Jo aq shum të çuditun – pse tashma kemi shum përvojë, sa të mërzitun – pse tashma tepër shum jemi lodhë. Miku im ndezi cigaren për me shue pak zavalen. Edhe pak ishte pushimi i drekës, e mas dreke ku me ditë se a do t’mund ta gjenim kund atë far zyrtari t’përsert që i keqtrajtonte gjindjen në Ministrinë e Edukimit.

M’u kujtue albanologu kanadez Robert Elsie i cili, kur e kanë pyetë se a do të doje me jetue në Shqipni, ka thanë: I dua shqiptarët dhe Shqipninë, të cilëve ua kam kushtue veprën teme, po nuk muj me jetue aty, sepse në Shqipni të dalin pengesa edhe për punë shum të vogla, për të cilat në vendin tem as që mundet me u bâ fjalë.
—-
PS: Dokumentin e kërkuem e morëm mbas dreke falë nji zyrtari tjetër normal, i cili na e dha pa ndonji mund të madh, ngase ishte kanë i gatshëm në sirtar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...