Mësimdhënësi Bajram Tahiraj nga Deçani: Me 22 vjet përvojë e master, veç 53 euro rritje page

- Advertisement -

Janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.

- paragrafi 1 -

Por jo pak mësimdhënës janë shprehur të zhgënjyer me pagën që ju ka dalë dje me rritje, bazuar në ligjin e ri.

- Advertisement -

Një prej tyre është edhe mësimdhënësi, Bajram Tahiraj, nga gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”
në Deçan.

Ai thotë se për dallim nga muaji paraprak ka pasur rritje veç 53 euro.

- Advertisement -

“Nga 525 euro që e kam pasur tani më doli në llogari bankare paga 578.04. Jam mësimdhënës me 22 vite përvoj pune dhe me kualifikim master”, tregon ai për Albanian Education.

“Kjo është lista e pagave, këtu është përfshirë edhe sindikata, kurse tani nuk jam anëtar i sindikatës dhe paga e fundit ka qenë 525.00”, tregon mësimdhënësi Tahiraj. / Albanian Education