E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mësimdhënësi Asllan Bajrami: Kam prindër të nxënësve të cilët nuk i kam takuar as edhe një herë në shkollë

- Advertisement1-

Të nderuar mësues , nxënës dhe prindër

Këtë postim po e filloj me shkrimin e një mësuesi , citoi “kam nxënës prindërit e të cilëve nuk i kam takuar as edhe një herë në shkollë”

- Advertisement -

Kujdesi i prindërve për fëmijët e tyre është parësor dhe jep rezultatet e pritura .

Për një edukim dhe arsimim të suksesshëm të fëmijëve ,nxënësve komunikimi dhe bashkpunimi mësues-prind është shumë i nevojshëm.

Prindi duhet të përcjell edukimin dhe arsimin e fëmijës në shkollë dhe të merr informata e nevojshme nga mësuesi lidhur me atë se si sillet nxënësi në klasë, shkollë dhe angazhimi , interesimi i nxënësit për mësimnxënie .

Një bashkpunim i mirëfillët dhe koordinimi i veprimeve të përbashkta mësues -prind ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ; vijimi i rregullt i mësimit , përgatitja , interesimi ,kujdesi , diciplina dhe çështje tjera që ndikojnë në zhvillimin e suksesshëm të procesit edukativ-arsimor në shkollë .

Gjatë punës time mësimore në shkollë e kam vërejt që nxënësit që kanë kujdesin prindëror ( prindërimi ) sillen shumë , shumë mirë , respektojn rregullorën e shkollês , sillen mirë me nxënësit tjer dhe mësuesit , nuk pengojn të tjerët , vijnë të përgatitur për mësim , angazhohen gjatë orës mësimore , dhe japin kontributin e tyre ( mësimdhënia me nxënësin në qendër) gjatë zhvillimit të njësisë mësimore dhe në këtë mënyre përvetsojn njohuri të reja në mënyrë të logjikshme për një arsimim të qëndrueshëm.

Në anën tjetër fëmijët , nxënësit që nuk kanë kujdesin prindëror ( prindërimi)kanë sjellje të këqija , nuk respektojn rregullorën e shkollës, nuk respektojn nxënësit tjer dhe mësuesit , vijn të papërgatitur për mësimnxënie , nuk angazhohen gjatë orës mësimore , nuk përvetsojn njohuri të reja madje edhe pengojn shumë gjatë orës mësimore .

- Advertisement -rrrrrrr

Një bashkpunim i mirëfillt mësues -prind dhe informimi ,në kohën e duhur ,për sjelljet e nxënënësve ndikon pozitivisht në përmirësimin e sjelljeve të nxënësit në klasë, shkollë .

Në të kundërten , kur nxënësi e vëren se prindi nuk bashkpunon me mësuesin , nuk merr pjesë në mbledhjen e prindërve , nuk e përcjell edukimin dhe arsimin e fëmijës së tij , atëher nxënësi e ndien vehten të lirë të veproj si të doj sepse prindi nuk din asgjë dhe mësuesi pa ndihmen e prindit nuk mund të bëjë shumë në përmirësimin e sjelljeve dhe suksesit të nxënësve .

Mendoj që duhet të bëhën fushata vetdijësuese , debate televizive dhe të mbahen trajnime në shkollë për prindërit të cilët do të informohen dhe kuptojn rolin dhe rëndsin e kujdesit prindëror( prindërimi) !

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...