E martë, 25 Shkurt, 2025

Mësimdhënësi Arif Abazi kryen me sukses vlerësimin nga inspektorët e arsimit

- Advertisement1-

Mësimdhënësi Arif Abazi nga shkolla fillore “Nazim Gafurri” ka njoftuar se ka kryer me sukses vlerêsimin nga inspektorët e arsimit dhe do të jetë pjesë e shkollës edhe katër vjet të tjera, shkruan Albanian Education.

Njoftimi i tij:

- Advertisement -

Vazhdojmë së bashku,
Të nderuar punëtorë të shkollës, të nderuar prindër dhe Ju të dashur nxënës të SHFMU”Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Kam kënaqësi të ju njoftoj se ka përfunduar vlerësimi i performancës nga Inspektorët e Arsimit : Valbonë Hadri, Nebih Behluli dhe Lirie Gosalci, si dhe nga zyrtarët e DKA: Ardianë Ismajli, Liridonë Preniqi dhe Fitnete Titulli.
Kam kënaqësi të falënderoj të gjithë për një vlerësim korrekt të punës time!
Falënderoj drejtoreshën Ardianë Makolli Sadiku, sekretaren Valdete Musa, psikologen Arbnore Shehu dhe koordinatorin e cilësisë Eshref Gërbeshi për bashkëpunimin dhe përkrahjen!

Falënderoj mësimdhënësit pa të cilët suksesi nuk do të ishte në këtë nivel.
Falenderoj familjen për përkrahjen dhe arsyen që ata kanë në mungese të përkushtimit të mjaftueshëm sepse koha ikën shpejt!

Jam mirënjohës KDSH, Këshillit të prindërve për bashkëpunimin dhe mbështetjen që kanë treguar gjatë kësaj kohe.

Së bashku do të punojmë që secili nxënës të ketë mundësi të zhvilloj potencialin e tij maksimal për suksese.
Me respekt për të gjithë Ju, Arifi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02eFfrfreFpoy359rnkhR6esryp7RypVmcu9ZkGVH5wiu2EwthzeeY8K8NahMiYKAtl&id=100007509724172&mibextid=Nif5oz

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...