Mësimdhënëset Luljeta Rama dhe Iliriane Ahmeti nderohen me çertifikatë për projektin “Emri im, gjuha ime”

- Advertisement5 -

Në shkollën “Eqrem Çabej” në Mitrovicë u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Arsimtarëve, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me procesin mësimor, vlerësimin e nxënësve dhe aktivitetet edukative, si dhe u vlerësua puna e dalluar e mësimdhënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ndërsa, mësimdhënëset Luljeta Rama dhe Iliriane Ahmeti nderkohen me çertifikatë për projektin “Emri im, gjuha ime”,

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve

Në ambientet e shkollës sonë u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Arsimtarëve, ku u diskutuan çështje me rëndësi lidhur me realizimin e planprogramit mësimor, vlerësimin e nxënësve, si dhe realizimin e aktiviteteve kurrikulare dhe jashtëkurrikulare. Gjithashtu, u trajtuan vështirësitë dhe sfidat e ndryshme me të cilat përballen mësimdhënësit gjatë procesit mësimor.

- Advertisement -

Mësimdhënësit raportuan për secilën pikë të rendit të ditës dhe u zhvilluan diskutime konstruktive, duke u propozuar masa dhe hapa konkretë për përmirësim në të ardhmen.

Në këtë mbledhje, mësimdhënëset Luljeta Rama dhe Iliriane Ahmeti u nderuan me Certifikatë për projektin “Emri im, gjuha ime”, projekt i cili i mundësoi shkollës sonë fitimin e Etiketës Evropiane të Cilësisë, të vlerësuar nga juria në Bruksel.

Në fund të mbledhjes, u paraqit një video përmbledhëse e të gjitha aktiviteteve të realizuara gjatë kësaj periudhe, të cilat janë zhvilluar me përkushtim dhe profesionalizëm nga mësimdhënësit e shkollës sonë.

I përgëzojmë për punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Eqrem Çabej”, si dhe mbarë stafin shkollor, duke u uruar suksese të tjera në vitet në vijim.