Mësimdhënëset e shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë përfundojnë trajnimin për Arsimin Dual

- Advertisement5 -

Mësimdhënëset e shkollës profesionale Shkolla Profesionale “Kadri Kusari” në Gjakovë kanë përfunduar me sukses trajnimin për Mësimdhënës të Praktikës Profesionale (MPP), në kuadër të zbatimit të Arsimit Dual në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ky trajnim është organizuar nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit profesional në vend.

- Advertisement - M1

Përmes këtij programi, pjesëmarrëset kanë avancuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në organizimin dhe realizimin e praktikës profesionale, duke u fokusuar në lidhjen më të fortë ndërmjet shkollës dhe tregut të punës.

6

Zbatimi i Arsimit Dual synon t’u ofrojë nxënësve përvojë praktike të drejtpërdrejtë në kompani, duke i përgatitur më mirë për sfidat e tregut të punës dhe duke rritur mundësitë për punësim pas përfundimit të shkollimit.

- Advertisement - m2

5 1

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit profesional në Kosovë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat. /AlbanianEducation.net/.