Mësimdhënëset e “Meto Bajraktarit” trajnohen për edukimin e gjelbër

- Advertisement -

Mësimdhënëset Besime Imeri dhe Rukije Hoxha nga shkolla fillore “Meto Bajraktari” kanë marrë pjesë në një trajnim të rëndësishëm mbi shkathtësitë e gjelbra, organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ky trajnim kishte për qëllim zhvillimin profesional të mësimdhënësve përmes përvetësimit të praktikave më të mira që ndërlidhen me edukimin për ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Përmes këtij programi, mësimdhënëset janë pajisur me njohuri të reja dhe mjete praktike për të integruar konceptet e agjendës së gjelbër në procesin mësimor.

- Advertisement -

“Qëllimi ynë është të përgatisim gjenerata të reja që janë të vetëdijshme për sfidat klimatike dhe që posedojnë aftësi për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme,” theksohet nga drejtoria e shkollës.

Shkolla “Meto Bajraktari” vazhdon të angazhohet në promovimin e edukimit bashkëkohor dhe në ndërtimin e një kulture shkollore që nxit përgjegjësinë ndaj mjedisit. Ky angazhim është një hap tjetër drejt përfshirjes së edukimit mjedisor si pjesë thelbësore e kurrikulës shkollore.

- Advertisement -