Menaxhmenti i IAAP “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka ndarë mirënjohje për mësimdhënëset që kanë kontribuar në përgatitjen e nxënësve për aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës së Shkencës, ku shkolla arriti një rezultat të rëndësishëm duke zënë vendin e dytë.
Sipas njoftimit të shkollës, ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të shtuar të profesoreshave Ardita Rudhan, Xhemile Veseli dhe Edona Zekaj, të cilat kanë punuar intensivisht me nxënësit në zhvillimin e projekteve konkurruese.
Falë këtij bashkëpunimi dhe pune të palodhshme, projektet e prezantuara nga nxënësit arritën të vlerësohen lart, duke siguruar një pozitë të dytë në këtë aktivitet shkencor.
