Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

- Advertisement -

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, fushatë kjo që hapur në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

- paragrafi 1 -

Kjo e fundit për këtë çështje nesër do të flasë edhe në Gjilan.

- Advertisement -

Për shkak të vizitës së ministres atje, drejtoresha e një shkolle në Gjilan, me emrin Dashurie Leka Shaqiri, i ka ftuar të gjitha mësimdhënëset gra që të jenë pjesë të takimit, që pritet të nisë rreth orë 12:30.

“Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj të bërë sonte pas orës 20:00, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

316835430 917627982533928 2799709690047141903 n

- Advertisement -

Kjo ftesë siç shkruan është bërë urdhër të drejtorisë së Arsimit në komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa e emëruara e tij për ta udhëhequr arsimin ë Gjilan është Albana Demiri.