E diel, 23 Shkurt, 2025

“Mësimdhënës me angazhimin tuaj dhe të arriturat në mësime na bëni krenar çdo ditë”

- Advertisement1-

Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, drejtuesit komunal mirëpritën nxënës të disa shkollave të Komunës së Mitrovicës

Drejtoria Komunale e Arsimit, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në objektin e komunës ka pritur në takim nxënësit e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” dhe shkollës fillore “Shaban Idrizi” në Mitrovicë.

- Advertisement -

Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, znj. Vesa Broja si dhe drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu.

Fillimisht nënkryetari Tahiri ju uroj mirëseardhje nxënësve në Komunën e Mitrovicës, të cilët sot me prezencën e tyre sollën një atmosferë të jashtëzakonshme, për t’ju uruar më pas edhe festën e Pavarësisë së Kosovës.

“Ju mësimdhënës dhe nxënës të dashur, me angazhimin tuaj dhe të arriturat në mësime na bëni krenar çdo ditë, andaj ju inkurajoj që të punoni shumë në realizimin e ëndrrave tuaja dhe në zhvillimin e vendit tonë”, është shprehur nënkryetari Tahiri.

Ndërsa kryesuesja znj. Broja dhe drejtoresha znj. Kadriu, pasi kanë ndarë edhe nga një dhuratë simbolike për nxënësit e pranishëm, kanë shtuar se është shumë e rëndësishme që nxënësit nga fazat e para të arsimit të tyre të njohin historinë e lavdishme të vendit tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...