Mësimdhënës/e sot do të merrni edhe shtesën prej 50 euro të shtatorit

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë dje ka bërë të ditur se sot do të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator për mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot (dje), përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor”.

- Advertisement -

“Kurse të martën (sot) pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, ka shkruar Murati.