E martë, 25 Shkurt, 2025

Mësim i kombinuar, do të testohen disa lëndë në një orë

- Advertisement1-

Në Shqipëri vitin e ri shkollor, pritet të zhvillohen në një orë mësimi disa lëndë bashkë.

Mësimi i kombinuar do të testohet fillimisht me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike…

Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, Ministria e Arsimit po përpiqet që pas pandemisë që ta përfshijë atë gjatë procesit mësimor.

- Advertisement -

Për të tërhequr më shumë nxënësit e klasave nga e 6 deri në të 9, ndaj lëndëve shkencore, në shkolla do të paraqitet platforma PHET SIMULATIONS si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve. Ky aplikacion është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit e të mësojnë fizikën, biologjinë, kiminë e matematikën duke u argëtuar.

Simulimet janë përkthyer në rreth 90 gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe që në fillimin e krijimit të kësaj platforme. Megjithatë, në udhëzuesin e përgatitur nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar parashikohen sfidat që do të ndeshen arsimtarët, ku do ju duhet kohë për të fituar aftësi në përdorimin e platformës për tua shpjeguar lehtësisht më pas edhe nxënësve.

Demonstrimet apo vizualizimet e dukurive të ndryshme fizike, kimike, etj si dhe punët laboratorike virtuale janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja kërkimore shkencore, duke e ndërthurur me mësimin tradicional.

Ndërsa, për mësuesit mundëson një zhvillim profesional të vazhdueshëm duke përdorur një gamë të gjerë burimesh informacioni të mësimdhënies. Platforma phet simulations është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e testit PISA dhe i familjarizon nxënësit me këto ushtrime.

Mirëpo kjo është një risi për institucionet arsimore shqiptare, ku jo të gjitha kanë infrastrukturën e duhur për zhvillimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndaj shtatori do të tregojë se si do të funksionojë ky projekt. Top-Channel

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...