E diel, 19 Janar, 2025

Mesazhi prekës i profesorit nga Drenasi, u bënë thirrje nxënësve ta duan Atdheun dhe mos ta braktisin

- Advertisement1-

Nxënësit e Shkollës Fillore “Fehmi dhe Islam kastrati” nga Kishnareka e Drenasit, festuan mbrëmjen e semimaturës.

Mbrëmja u hap me urimet me të përzemërta nga drejtori dhe nga ana e mësimdhënësve për nxënësit e klasave të 9-ta, raporton “Epoka e re”.

- Advertisement -

Të lumtur me sukseset e arritura, nxënësit krijuan një atmosferë të mrekullueshme gjatë mbrëmjes.

Mbrëmjes i erdhi fundi, dhe u përmbyll me një mesazh prekës nga profesori i gjuhës shqipe, Mentor Bajraktari, drejtuar nxënësve.

“Të dashur semimaturantë, sot do ju themi lamtumirë me një porosi që buron nga thellësia e zemrës, ne ju edukuam me dashurinë për Atdheun, për gjuhën shqipe dhe respektin për njëri – tjetrin.
Shumë nga nxënësit tanë shkëlqejnë në universitete brenda dhe jashtë vendit. Të jemi të vendosur dhe të punojmë shumë për vendin tonë, duke i thënë njëherë e përgjithmonë jo largimit nga kjo tokë e bukur Arbërore. Kosova ju lindi, ushqeu e rriti, andaj mos e braktisni kurrë. Kujtoni vendet nga keni luajtur e shkelur, ku gjetët gëzimin, aty ku nuk shuhet e qeshura e fëmijëve. Ana më e art e juaja është dituria, shkenca dhe arti kur ju edukoheni për vendin tuaj”, thuhet në mesazhin e profesorit Mentor Bajraktari

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...