E premte, 27 Dhjetor, 2024

Mesazhi prekës i mësueses së Dionit, që vdiq nga vërshimet në Pejë: Nga ne u nda një engjull

- Advertisement1-

Dion Ademaj, 5 vjeçari që humbi jetën bashkë me nënën e tij, të shtunën mbrëma nga vërshimet që goditën Pejën, derisa ishte duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij në lagjen ‘Asllan çeshme’, ka qenë nxënës i parashkollorit të Shkollës ‘Asdreni’ në Pejë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin.

- Advertisement -

Deri në lot, em shumë dhemdje e emocion, Dioni është kujtuar si fëmijë engjull edhe nga mësuesja e tij Hidajete Kuka-Hasku.

‘Çdo fjalë është e tepërt për ta shprehur dhimbjen që kam për humbjen e nxënësit tim Dion Ademaj! Sot nga klasa jonë u nda një engjull! U prehshit në paqe Dion e Mirsada Ademaj …’-ka shkruar mësuesja e Dionit, Hidajete Kuka-Hasku.

Edhe shkolla ‘Asdreni’ ku Dioni ka ndjekur mësimet parashkollore, ditën e Hënë nuk do të zhvillojë proces mësimorë.

‘Njoftim për nxënës dhe prindër! Njoftohën nxënësit dhe prindërit se për shkak të situatës së krijuar në Lagjën 2 Korriku, nga reshjet e shiut. Nesër me dt 26.06.2023, nuk mbahet mësim! Të qendrojmë s’bashku në këto ditë të veshtira.’-thuhet në njoftimin e drejtorisë së kësaj shkolle.
Ndryshe, ceremonia mortore për Dion dhe Mirsada Ademaj zhvillohen të Hënën në ora 15:00 në Pejë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Librat në rafte”, mural nga filloristët e shkollës “Elena Gjika”

Në holl të shkollës “Elena Gjika”, u inaugurua një vepër arti e realizuar nga...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Rrahim Bekteshi, drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Prizren

NJË MESAZH NGA DREJTORI I SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË "Të...

Sot dalin shtesat prej 100 eurove për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për...

Pensionohet mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica

Ka dalë në pension mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga drejtoresha e...