Mesazhi prekës i drejtorit të shkollës “Luciano Motroni” Prizren për nxënësen Rita Gashi që vdiq dje

- Advertisement -

Në një aksident trafiku që ndodhi dje ka vdekur nxënësja Rita Gashi nga Rogova.

- paragrafi 1 -

Rita ishte nxënëse e shkollës “Luciano Motroni” Prizren.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Mehdi Krasniqi, ka dhënë një mesazh prekës për nxënësen që humbi jetën.

Mesazhi prekës i drejtorit të shkollës:

Telegram ngushëllimi!

- Advertisement -

Me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të nxënëses së shkollës sonë.

E nderuara familja Gashi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj Ritës, nxënëses sonë.

Nxënësja Rita Gashi ishte nxënëse e klasës së XII-10 e cila pos si nxënëse, ajo ishte zgjedhur edhe kryetare e kësaj klase, ku dha kontribut shembullor në klasë duke qenë shembulli më i mirë i nxënëses dhe duke i ndihmuar kujdestarit të klasës në aktivitete shkollore.

Përkushtimi i madh në mësimnxënie që kishte si nxënëse Rita edhe në aktivitetet e lira në shkollë në përgjithësi, si dhe dashuria për profesionin e Pediatrisë, bëjnë që nxënësja të mbetet në kujtesën e klasës, profesorëve, drejtorisë dhe rrethit që e njohu Ritën.

Ju lutem që në emër të drejtorisë së shkollës së mesme të lartë “Luciano Motroni” dhe në emrin tim personal, ti pranoni ngushllimet më të sinqerta familja e juaj për humbjen e më të dashurës tuaj, Ritës, ndërkaq të gjithë mësimdhënësve të shkollës “Luciano Motroni” Prizren për ndarjen nga jeta të nxënëses Rita Gashi!

I përjetshëm kujtimi për Ritën!

Sinqerisht

Mehdi Krasniqi, drejtor