Mesazhi prekës i Besianë Musmuratit për vdekjen e profesoreshës Fatlinda: E ka eduku çdo nxënës të saj, e ka motivu çdo kolegë

- Advertisement -

Ditë më parë vdiq profesoresha e shkollës së mjekësisë “Dr Ali Sokoli”, në Prishtinë, Fatlinda Drejta Karahoda.

- paragrafi 1 -

Sot një mesazh prekës për ikjen e hershme të profesoreshës nga kjo botë e ka shkruar drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se Fatlindën e ka njohur shkurt por u bën shoqe me njëra-tjetrën dhe kishin plane së bashku ta avancojnë nivelin e arsimit në Prishtinë

“Kafen e fundit e pimë në Margo. U morëm vesh të vijë në DKA të na ndihmojë me një projekt të ri për promovimin e ushqimit të shëndetshëm në të gjitha shkollat e Prishtinës. E lamë të takohemi në shtator dhe të fillojmë. E plani na mbeti në gjysmë por do ta ta çojmë deri në fund”, ka shkruar ndër të tjera Musmurati.

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Fatlindën e njoha shkurt, por për aq pak kohë sa e njohëm njëra-tjetrën, u bëmë shoqe.

Ditën e parë e takova në një tryezë për digjitalizim të arsimit. Më bëri shumë përshtypje se ishte e vetmja mësimdhënëse aty që nuk ishte e fushës së IT-së. Interesi i saj ishte përtej shkollës së ku ajo ishte e angazhuar dhe përtej farmacisë. Me përkushtim të lartë, ajo çdo herë ndihmonte gjithë sektorin e arsimit.

Me një pasion të jashtëzakonshëm e frymëzues për të avancu nivelin e arsimit në Prishtinë, Fatlinda e ka eduku çdo nxënës të saj, e ka motivu çdo kolegë, e na ka inspiru neve të tjerëve me punu ma shumë.

Kafen e fundit e pimë në Margo. U morëm vesh të vijë në DKA të na ndihmojë me një projekt të ri për promovimin e ushqimit të shëndetshëm në të gjitha shkollat e Prishtinës. E lamë të takohemi në shtator dhe të fillojmë. E plani na mbeti në gjysmë por do ta ta çojmë deri në fund.

Ngushëllimet ma të sinqerta për familjen, miqtë e nxënësit! E humbëm një mike, mentore, e aktiviste në zemër. Shpresoj që kujtimi për të do të na shërbejë që secili në mënyrën tonë të bëhemi më të mirë, të punojmë më fort, e të duam më shumë.
Lamtumirë Fatlinda, shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe! 🤍🕊️