Qytetarët e Kosovës nga 1 janari mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen.
Pasi bllokada u hoq, paralajmërimet janë se shumë qytetarë mund të largohen nga vendi.
Një prej kategorive që është paralajmëruar se mund të largohen janë edhe mësimdhënësit.
Kjo pasi që shumica prej tyre janë të pakënaqur me pagat që marrin në Kosovë.
Pas shpërndarjes së këtij shkrimi në faqen zyrtare të AlbanianEducation.net në Facebook shumica e komenteve kanë qenë se mësimdhënësit mund të largohen nga Kosova pasi nuk po vlerësohen sa duhet.
Por ka spikatur një koment i një mësimdhënëseje e cila ka thënë se kurrë nuk e lë arsimin edhe pse i ka letrat e Amerikës, shkruan AlbanianEducation.net.
©AlbanianEducation– Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.