E diel, 24 Nëntor, 2024

Mesazhi i Ministres së Arsimit për nxënësit dhe mësuesit me rastin e Vitit të Ri

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka përcjellë një video mesazh me rastin e ndërrimit të viteve, kushtuar nxënësve, mësuesve, prindërve, studentëve, pedagogëve dhe sportistëve.

Duke bërë një vlerësim të arritjeve dhe sfidave të vitit 2021, Kushi në mesazhin e saj nënvizon edhe angazhimin e mëtejshëm për të vazhduar edhe në vitin 2022 me projekte në funksion të cilësisë së arsimit.

- Advertisement -

Mesazhi i plotë i ministres Evis Kushi:

Të dashur miq,

Sot dua t’ju përcjell të gjithëve një mesazh urimi për vitin e ri 2022 që po troket, por edhe një mesazh falënderimi e mirënjohjeje për bashkëpunimin e treguar gjatë vitit që po lëmë pas, një vit i cili pavarësisht sfidave dhe vështirësive, ka shënuar edhe suksese e arritje të përbashkëta.

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!

Tashmë vogëlushët e klasave të para, në të gjithë vendin, po mësojnë edhe gjuhën angleze, dhe po punojmë fort që vitin e ardhshëm të mësojnë edhe informatikën e kodimin, për tu përgatitur e përshtatur sa më mirë me zhvillimet dhe nevojat e kohës.

Gjithashtu këtë vit arritëm të përmbushim premtimin tonë për tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë në të nëntën, si dhe kategoritë e veçanta në arsimin e mesëm, duke lehtësuar kështu një pjesë të shpenzimeve të prindërve dhe familjeve për fëmijët e tyre.
Do të vazhdojmë edhe gjatë vitit 2022 me angazhime dhe projekte në funksion të cilësisë së arsimit,

- Advertisement -rrrrrrr

duke përmirësuar transportin për 35 mijë nxënës që mësojnë larg vendbanimit të tyre,
duke përmirësuar shërbimin për nxënësit me aftësi ndryshe,
duke reduktuar më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive,
e natyrisht duke bërë edhe më shumë përparim me digjitalizimin në të gjithë sistemin tonë arsimor.
Do të punojmë së bashku që shkollat të jenë mjedise sa më të ngrohta e miqësore për nxënësit, dhe ku mësuesi të jetë figura më e dashur dhe mbështetëse për ta, me profesionalizëm dhe integritet të lartë moral e shoqëror.

Viti i ardhshëm shënon 110 Vjetorin e Paraverisë, dhe abetarja e përbashkët unike, për të cilën po punojmë bashkë me kolegët tanë nga Kosova, do të jetë dhurata më e bukur për të gjithë vogëlushët shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, por pse jo edhe në diasporë.

Të dashur studentë dhe pedagogë!

Në kuadër të rritjes së cilësisë në asimin e lartë, ne po forcojmë bashkëpunimin me universitete ndër me prestigjiozet europiane dhe botërore, për programe të reja studimi të përbashkëta apo të dyfishta, por edhe shkëmbime, projekte dhe konferenca shkencore.

E ndërkohë, sapo kemi miratuar programet e reja të doktoraturave, ku të rinjtë e të rejat mund të jetësojnë projektet e tyre kërkimore, në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimin e vendit sidomos në fushat prioritare.

Në vitin e ri 2022 shumë studentë do të akomodohen në kampuse të reja me kushte bashkëkohore, e do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe rehabilitojmë edhe shumë të tjera në bashkëpunim me vetë universitetet, si bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë për një arsim të lartë cilësor, duke synuar që rinia shqiptare të jetojë, studiojë, punojë e të shohë të ardhmen e saj këtu në atdhe.

Të dashur sportistë!

Gjatë këtij viti kemi qenë bashkë në aktivitete të rëndësishme, në Lojërat Olimpike të Tokios dhe kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ju keni ngritur lart flamurin shqiptar dhe keni përfaqësuar denjësisht me medalje Shqipërinë tonë të dashur. Tashmë, për sportistët tanë elitarë do të kemi mbështetje sipas rregulloreve ndërkombëtare për të gjitha garat.

Ndërsa për masivizimin e sportit në shkolla dhe universitete, kemi një plan kombëtar si asnjehere tjeter për t’i aktivizuar sa më shumë nxënësit dhe studentët në kampionate rajonale dhe kombëtare.

Miq të dashur!

Kudo që ndodheni, në emër të gjithë stafit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më lejoni t’ju uroj të gjithëve me zemër një vit të ri të mbarë, me sa më shumë suksese për ju dhe familjet tuaja.

Gëzuar vitin e ri 2022!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...