Mësuesja Mimoza Rexhvelaj nga Shqipëria sot ka pasur një mesazh për nxënësit e klasave të nënta që i nënshtrohet provimit të parë të minimaturës në gjuhën Shqipe.
Ajo ju ja uruar suksese në këtë sfidë të parë, duke thënë se ky provim le të jetë fillimi drejt etapave të reja të dijes në rrugët e tyre personale, shkruan AlbanianEducation.net.
Mesazhi i saj i plotë:
Të dashur nxënës të klasës së 9-të,
Sot hodhët një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tuaj arsimor, duke përballuar provimin e parë të minimaturës në gjuhën shqipe.
Dua t’ju uroj shumë fat dhe suksese në këtë sfidë të parë! Uroj me gjithë zemër që përkushtimi, puna dhe mundi juaj të shpërblehen me rezultate të larta.
Le të jetë ky provim jo një fund, por një fillim i mbarë drejt etapave të reja të dijes dhe rritjes suaj personale. Vazhdojeni këtë rrugë me të njëjtin seriozitet, pasion dhe besim në veten tuaj!
Suksese dhe përqafime për secilin prej jush! 🫶🏻