Mesazh prekës i shkollës për mësuesen që vdiq në moshë të re: Lamtumirë, e shtrenjta Fjori

- Advertisement -

Lajmi i kobshëm mbrëmjen e djeshme për vdekjen përpara kohe të mësuese Fjoralba Dule, ka prekur të gjithëve.

- paragrafi 1 -

Ka qenë shkolla “Sevasti Qirjazi” që për ish-drejtoreshën e kësaj shkolle, ka lënë këtë dedikim prekës në faqen e vet zyrtare në Facebook.

- Advertisement -

“Lamtumirë, e dashur Fjori.

Me trishtim të thellë marrim lajmin e ndarjes nga jeta të ish-drejtoreshës sonë, koleges dhe mësueses së përkushtuar, e cila luftoi me forcë deri në fund me sëmundjen e pamëshirshme. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne.

Ngushëllime të sinqerta prindërve, fëmijëve dhe motrës së saj. Jemi pranë tyre në këtë moment kaq të vështirë.

- Advertisement -

Qofsh në dritën e përjetshme, e shtrenjta Fjori.”