Mes mjekësisë dhe vargjeve, studenti Halit Trakanaku shkruan për jetën

- Advertisement -

Halit Trakanaku, i riu nga Belshi dhe student i Mjekësisë në Tiranë, ndërthur pasionin për letërsinë me formimin profesional.

- paragrafi 1 -

Në poezitë e tij reflekton ndjenja, heshtje dhe shi, ndërsa përmes vargjeve shpreh thellësisht botën shpirtërore dhe realitetin njerëzor.

- Advertisement -

Halit Trakanaku, një i ri nga qyteti i Belshit, i përkushtuar njëkohësisht ndaj formimit akademik dhe pasionit për shkrimin, e sheh letërsinë jo si një proces, por si një mënyrë jetese, të përmbledhur në pak vargje e disa rreshta. Siç thotë vetë: “Shkrimi është një jetë e jetuar në fjalë.”

Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh, Haliti vazhdon studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Tiranë. Krahas rrugëtimit të tij profesional, ai mbetet i lidhur ngushtë me letërsinë, duke marrë pjesë rregullisht në aktivitete letrare, brenda dhe jashtë ambienteve universitare. Aktiv edhe në rrjete sociale, ai ndan mendimet e tij kritike për aktualitetin, krijimet letrare të larmishme dhe vizionin e një të riu që beson në një të ardhme plot gjallëri, një të ardhme ku pasioni dhe detyra ndërthuren.

“ÇDO GJË QË KAM DHE BËJ SOT, IA DEDIKOJ FAMILJES TIME, ASAJ QË NDËRTOI THEMELIN TIM SI NJERI, QË MË MËSOI TË JEM KY QË JAM, TË PUNOJ DHE TË LUFTOJ PËR GJITHÇKA QË DUA.” – HALIT TRAKANAKU

- Advertisement -

Të dy!

Kur dot kuptimin ne s’e gjejmë

Dhe pezull rrimë të dy të ftohtë

Kur vallë të dy ne dot s’gënjejmë

E sheshtë pra qenka dhe kjo botë!

Prandaj ti ndjenjat mos trazo

Dhe letrën mbyte në xhaketë

Por tjetër kurrë ti mos kërko

Të të dojë sa unë njëherë!

Tek shihemi!

Kalojmë ne heshturazi bashkë

Rrugës së lagur gjithë me shi

Nën rrugët e lidhura si grackë

Shkojmë tek shfaqemi përsëri!

Përsëri do shfaqemi dhe njëherë

Rrugës do shihemi si gjithmonë

Por frikë mos shihemi atëherë

Kur ndoshta koha të jetë vonë!

Heshtja dhe shiu!

Dhe qielli nisi të derdhë lot

E sipër rrugëve tymin shtypi

Një plak mallkoi: Hej o zot!

Se tym’ i gritur desh e mbyti!

Por plaku iku me të shpejtë

Teksa shiu binte çalë-çalë

U thye heshtja në qytet

Kur mbi të u duk një djalë!

Theu heshtjen fare pak

Nisi, shkoi e u largua

Heshtja mbiu rreth e qark

Për dreq s’u duk aty një grua!

© Portali Shkollor-