“Mes maturantëve po shkëlqejnë kopjacët”

- Advertisement -

Maturantët si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri po mbajnë testet e maturës.

- paragrafi 1 -

Në të dyja shtet po ka reagime të shumta, për shkak se në rrjetet sociale po publikohen testet dhe nxënësit po kopjojnë.

- Advertisement -

Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Luciano Boci, ka publikuar një tezë, për të cilën thotë se ka dalë dhe është përhapur mes maturantëve para dhe gjatë provimit.

Mjafton një kopje sepse teknologjia e ditëve të sotme përmes telefonave smart e bën edhe më të lehtë përhapjen e saj. Mjafton që të kopjacët të jenë sa më të përgatitur dhe “në formë”.

Nuk është hera e parë që tezat shpërndahen dhe provimi rezulton një dështim, sepse në vend që të dalë në pah përmes garës dija dhe merita, spikasin kopjacët.

- Advertisement -

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!”

“Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës”.

“Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, thotë Luciano Boci, duke publikuar edhe tezën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë, që sipas tij, është përhapur dhe po përhapet gjerësisht mes mijëra maturantëve me dëshirën për të kopjuar.