E premte, 7 Shkurt, 2025

Merret vendimi: Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet në këto tre mënyra

- Advertisement1-

Egzon Gashi nga organizata “Teach for Kosova” ka dhënë detaje për projektin që kanë fituar për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.

Sipas Gashit, kjo shpeshherë keqkuptohet duke u menduar si testim i mësimdhënësve.

- Advertisement -

“Nuk është aspak testim, është për me e pa se çka po ndodh brenda në klasët e shkollave të Kosovës” – thotë Gashi.

Ai tutje shton se ky vlerësim bëhet në tri mënyra.

Një mënyrë sipas Gashit është vëzhgimi prej njerëzve kompetentë brenda shkollës, pra vëzhgim në klasë nga drejtori i shkollës apo koordinatori i cilësisë.

Gashi tha që është edhe një pyetësor që bëhet nga vetë mësimdhënësi.

Ai tutje thotë se një pjesë jetike e projektit është edhe vlerësimi prej anës së nxënësve, diçka që sipas Gashit nuk ka ndodhur më herët në Kosovë.

“E kemi një pyetësor për nxënës që përfshin 35 pyetje që lidhen me çka po ndodh brenda në klasë” – tha ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje Gashi tregoi se deri në vitin tjetër mund të mblidhen informata që të tregohet ae çka po ndodh brenda në klasat e shkollave.

Ai ka treguar se janë të akredituar që të trajnojnë mësimdhënësit, por që ende nuk kanë filluar me trajnimin e mësimdhënësve që janë në sistem.

Ai shpjegon se si ndodh trajnimi nga ana e tyre, duke treguar se zakonisht marrin persona të sapodiplomuar të cilët i parapërgatisin për mësimdhënie.

“Zgjat pesë javë, 200 orë trajnim që është i akredituar nga Ministria e Arsimit” – thotë Gashi. /kallxo.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...