Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka njoftuar se nga klasa e 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit do të përfitojnë falas tekstet shkollore për çdo vit.
Ndërsa nga klasa e 6 deri në 9, nxënësit do të marrin tekste të reja njëherë në 3 vite.
Kumbaro gjithashtu foli dhe për miratimin e mënyrës së llogaritjes së financimit për kërkimin shkencor.
Postimi i saj i plotë:
📚 Tekste falas dhe të reja çdo vit për arsimin fillor!
✍🏻 Nga vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave, zgjerohet skema e mbështetjes për nxënësit: pas klasave të para, të dyta dhe të treta, tashmë edhe nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta do të përfitojnë tekste falas dhe të reja çdo vit, të financuara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit 💡
Ky vendim mbështet rreth 9 mijë nxënës dhe familjet e tyre, duke lehtësuar kostot dhe duke garantuar cilësi më të mirë në procesin mësimor 📖
Ndërkohë, i njëjti model do të ndiqet çdo tre vite edhe për klasat e gjashta deri në të nëntën 👧👦🇦🇱