Merret vendimi: Shkollat një javë më shumë pushim

- Advertisement -

Ashtu si një vit më parë, edhe sivjet shkollat në Shqipëri do të fillojnë në mes të Shtatorit.

- paragrafi 1 -

Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, viti shkollor do të nisë më 12 Shtator. Ndryshe nga vite më parë, nxënësit e sistemit bazë do të kenë 1 javë pushim më shumë gjatë vitit shkollor.

- Advertisement -

“Çfarë ndryshon me vitin e mëparshëm shkollor është data e fillimit që fillon më 12 Shtator dhe përfundon më 14 Qershor për të gjithë ciklin e arsimit parauniversitar. Ky vit do ketë edhe një javë më tepër pushime në fund të periudhës së dytë mësimore. Pra në fund të muajit Mars, fillimi i prillit cikli i arsimit 9 vjeçar do të ketë edhe një javë pushimesh”.

Një tjetër ndryshim i strukturës së vitit të ri shkollor është edhe vlerësimi i nxënësve, i cili këtë vit është thjeshtëzuar në 3 komponentë nga 5 që ishte më parë.

“Vlerësimi i nxënësve do të ketë tre komponentë, atë të vazhduar, atë me test ose detyrë përmbledhëse dhe atë të projektit kurrikular. Më përpara nxënësit kishin edhe vlerësimin e portofolit të tyre dhe projektet kurrikulare”.

- Advertisement -

Kjo strukturë më një javë pushime për ciklin e arsimit parauniversitar ka qenë edhe para 5 vitesh në Shqipëri.