Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2024 – 2025.
Këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.
Sakaq, ministrja e Shëndetësisë renditi të mirat që përfitojnë studentët nga firmosja e marrëveshjes dhe mohon që po u hiqet atyre e drejta e përzgjedhjes.
“Detyra jonë është të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim. Studentëve nuk po u hiqet asnjë e drejtë por u garantohet punësimi dhe strehimi përmes programeve sociale të strehimit të mjekëve. Dhe nëse janë pjesë e përzgjedhjes së specializimeve të vijojnë brenda këtyre afateve,”-tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në formën e pr/ligjit.