E diel, 19 Janar, 2025

Merret vendimi për edukatoret e dyshuara për dhunë ndaj 3-vjeçarit

- Advertisement1-

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh dy të dyshuarave që, dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore.

- Advertisement -

Në një njoftim për media të mërkurën, Prokuroria tha se e ka autorizuar policinë për nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë gjatë dhe mbajtjen e të dyshuarave me inicialet N.M. dhe N.H., në paraburgim gjatë kësaj periudhe.

Ato dyshohen për dy vepra penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “lëndim të lehtë trupor”, tha Prokuroria.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, sipas dispozitave të KPPRK-së, andaj në bazë të rezultateve nga ky raport, dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdor detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në lidhje me ngjarjen, Inspektorati i Arsimit këtë të mërkure ka nxjerr vendim për suspendimin e tri punëtorëve të “Gëzimi Ynë”, ku në mesin e tyre dy janë edukatore dhe një kuzhiniere.

Po ashtu, Inspektorati i Arsimit ka obliguar drejtorinë komunale të Arsimit në Fushë-Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së institucionet parashkollor.

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë -Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, tha për Gazetën Online Reporteri.net, këshilltarja për media në MAShT, Edona Kutleshi-Maliqaj.

- Advertisement -rrrrrrr

Një ditë më herët, familjarë të 3-vjeçarit, publikuan në rrjetet sociale, incizime nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, ku thanë se shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës.

Sipas familjarëve që kanë publikuar pamjet, 3-vjeçari është rrahur nga dy edukatore, duke pretenduar se në dhunë janë përfshirë edhe pastruesja dhe kuzhinierja e këtij institucioni. Ata thanë po ashtu se fëmija po përjeton “trauma të rënda psikike, nuk mund të flejë më dhe po përjeton ankth të madh”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...