E premte, 31 Janar, 2025

Merret vendimi nga Komuna e Deçanit: Mësimdhënësi më i dalluar i shkollës do të shpërblehet me 400 euro, në nivel komune me 800 euro

- Advertisement1-

Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka falënderuar asambleistët e kësaj komune për hartimin e Rregullores për Përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar.

Sipas kësaj Rregulloreje parashihet që mësimdhënësi më i dalluar i shkollës do të shpërblehet me 400 euro, kurse mësimdhënësi i dalluar në nivel komune do të shpërblehet me 800 euro dhe do të propozohet kandidat per çmimin tradicional “Shaban Jashari”, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Fjala e plotë e drejtorit Besnik Hulaj:

Të nderuar asambleistë te komunës së Deçanit, na nderuat neve si DKA, nderuat dhe respektuat anëtarët e Komisionit që punuan në hartimin e Rregullores për Përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar.

Sot, ishit unik dhe moret vendim, me votën tuaj.
Tani na mbetët neve dhe të gjithë mësimdhënësve qe të punojmë se bashku e të rrisim cilësinë në shkollat e komunës sonë.

Kjo rregullore ka për qëllim motivimin e mësimdhënësve në drejtim të avancimit të punës së tyre në procesin edukativo-arsimor, kryerjen e detyrave me përkushtim dhe shtimin e angazhimit të tyre për arritjen e pritshmërive dhe përmbushjen e objektivave.
Me këtë rregullore përcaktohen procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar në nivel të institucionit edukativo-arsimor dhe në nivel komune.
Mesimdhenesi i dalluar ne nivel te institucionit edukativo-arsimor shperblehet me
shumen monetare prej 400€ (katërqind euro).

Mesimdhënësi i dalluar ne nivel te komunës shperblehet me shumen monetare 800€
(tetēgind euro), dhe propozohet kandidat per çmimin tradicional “Shaban Jashari”
Mësimdhënësi i dalluar në nivel institucioni edukativo-arsimor dhe në nivel komune zgjidhet në çdo vit shkollor.

Faleminderit kryetarit z. Bashkim Ramosaj për përkrahjen ndaj arsimit!
Sinqerisht faleminderit,suksese bashkë !

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë, ka demantuar rastin e nënës vetushqyese, e cila deklaroi...

Nëna nga Mitrovica: Djali im po kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim të rëndësishëm lidhur me procesin...

Ekzekutohen pagat me rritje për sektorin publik, 55 euro më shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në...